E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet diskutimi për paketën e PS, mazhoranca kërkon 2 javë kohë

Gazeta Shqip

Majko-Berishës: Muço të hëngërt tënja e ke të keqen nga brenda

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit nuk ka diktuar në parim kërkesën e Partisë Socialiste për të ndryshuar Kushtetutën në disa nene të saj. Këshilli u mblodh, por demokratët bënë një lëvizje suprizë, duke kërkuar dy javë kohe për t’u njohur me projektin, kërkesë të cilën socialistët as e pranuan, as e kundërshtuan me votë.

Socialistët duket se kanë qenë të përgatitur për këtë  ndryshim programi, pasi në fillim të mbledhjes, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dorëzoi një kërkesë që kishte të përcaktuar si afat kohor për thirrjen e seancës dëgjimore me ekspertët, datat 14-15 shtator dhe sipas llogaritjeve të Partisë Socialiste ky debat do të ishte gati për votim në fund të shtatorit.

Relatori i opozitës, Pandeli Majko, u kërkoi kolegëve të mazhorancës të shohin me qetësi projektin e tyre dhe të mos debatojnë politikisht. Nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, mazhoranca bëri të qartë se dy projektet, ai i Partisë Socialiste dhe çështja e imuniteteve, janë dy nisma të ndryshme që nuk varen nga njëra-tjetra. Ky qëndrim shpjegon edhe pse demokratët kërkuan dy javë kohë për shqyrtimin e projektit të socialisteve, duke e vënë sërish opozitën, nën presionin e kohës për miratimin pa kushte të projektit konsensual të kufizimit të imuniteteve.

Reagimi i PS

Pandeli Majko, e ka cilësuar humor të hidhur kërkesën për shtyrjen në 2 javë kohë të diskutimit të paketës, ndërkohë që PS kishte deklaruar se do ta votonte heqjen e imunitetit pavarësisht nëse PD do votonte pro apo kundër këtyre ndryshimeve.

Çudia ishte që sot PD kërkoi 2 javë kohë për të menduar për një varg propozimesh që kanë të paktën 2 muaj, që diskutohen. Kërkuam një axhendë që të përmbyllej brenda datës së 14 shtator dhe votimi në seancë parlamentare të ishte 28- 30 shtator. Tejkaluam veten dhe një varg problemesh dhe u ulëm në tavolinë për të mbyllur këtë kapitull edhe dua të theksoj duke ulur kokën sepse nuk ka opozitë që të thotë se edhe nëse nuk i votoni do të vijmë të votojmë heqjen e imunitetit. Dy javë kohë për të diskutuar diçka që është e stërdiskutuar. Do të ishte më normale që ti votonte kundra edhe në seancë. Por mesa duket çështja e imuntetit nuk është kaq e lehtë. Po e mbyll me një thënie labe: Muço të hëngërt tënja e ke të keqen nga brenda. Këtë e kam për kryeministrin- tha Majko në një prononcim për median nga zyra e grupit parlamentar në Kuvend.

Shtyhet diskutimi për paketën e PS, mazhoranca kërkon 2 javë kohë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›