E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros


Seanca e shumëpritur, për ekstradimin ose jo të Ilir Kumbaros nga Londra për në Shqipëri është shtyrë për katër javë të tjera.

Në seancën e fundit, të zhvilluar në shtator ishte lënë se seanca e radhës do të mbahej në datën 1 nëntor.
Por zyrtare te Zyres se Juridiksionit Nderkombetar te kesaj gjykata, thane per Top Channnel se gjykatesi i ceshtjes pasi shqyrtoje kerkesen e pales mbrojtese diten e enjte vendosi qe te shtyhet seanca per ne 1 dhjetor. Zyrtaret nuk japin arsyet e kerkeses per shtyrjen e seances.

Nderkohe shtyrja e seances ne shtator, u be per shkak se ende ne ate kohe pritej vendimi i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te Shqiperise. Atehere u argumentua se pritej plotesimi i kolegjeve me nje gjyqtar te ri nga Presidenti i Republikes se Shqiperise. Nderkohe sic dihet perpara disa javesh, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne Tirane, e cilesuan te vlefshme mandatin e arrestit te leshuar nga Gjykata e Krimeve te Renda per Ilir Kumbaron, cka ne aspektin ligjor interpretohet si nje zhbllokim i procedurave te ekstradimit ne Londer.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Ilir Kumbaron se në kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Parë për SHIK-un në Tiranë, më 1995 deri më 17 Tetor 1995, rrëmbeu për qëllimin e marrjes në pyetje te Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, ky i fundit i vrarë e më pas zhdukur.

Kumbaro iku në Londër në vitin 1996 duke kërkuar azil me dokumentat me emrin e rremë Shaqa Shatri, i cili rezultoi të ishte një burrë i varfër nga Prizreni. Pas vitit 1997 drejtësia hap një proces për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe në 2008 Gjykata e Krimeve të Rënda lëshon një mandat ndërkombetar arresti për Kumbaron.

Mbetet te shihet nese seanca e shtyre per ne 1 Dhjetor ne Londer per ekstradimin ose jo te Ilir Kumbaros do te vendosë dergimin e tij te menjehershem ne Tirane, apo do te kete zgjatje te tjera deri ne perfundimin e apeleve ne Gjykaten e Larte britanike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

PD kundër të dekretuarit në KLSH
Deputeti Alibeaj: Sali Shehu, sekser i Bamir Topit
Bllokohet pretenca e Gërdecit
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Jep dorëheqjen Shaban Memia

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›