Njeriu pas masave mimi Saharov per perfaqesues te Pranveres Arabe

Zeri i Jerzy Buzekut Presidentit te Parlamentit Evropian eshte i pershtatur me ate qe po thote me shpalljen e fituesve te mimit te sivjetem Saharov.
Parlamenti Evropian ia drejton cmimin e sivjetem Saharov per lirine e mendimit pese perfaqesuesve te Pranveres Arabe te ndierit Mohamedd Bouazizi nga Tunizia Asmaa Mahfus nga Egjipti Ahmed al Subair Ahmed al-Sanussi nga Libia dhe Rasan Saituneh dhe Ali Farsat nga Siria.
Mohamed Bouzizi nje tregtar perimesh nga Tunizia arriti te jetoje vetem 26 vjet. Kur policia ia mori ne dhjetor te vitit te kaluar mallrat dhe e keqtrajton ai e lyen veten me benzine para bashkise dhe i ve vetes flaken. Fund varferise Fund papunesise therret Bouazizi. Dy jave me vone ai vdiq nga plaget e marra. Por djegia qe i beri ai vetes shkaktoi protesta ne te gjithe Tunizine protesta qe u perhapen ne te gjithe boten arabe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jerzy Buzek presidenti i Parlamentit Evropian
Nderrojme vendin Me 18 janar te ketij viti nje grua e re ne Kairo del para kameres se kompjuterit dhe ia shpreh spektatorit pakenaqesine e saj per rrethanat mbizoteruese ne Egjipt Une i them jo korrupsionit. Une i them jo ketij regjimi. Asmaa Mahfouz eshte 26 vjece. Ajo e vendos videon ne llogarine e saj ne Facebook me lutjen Hajdeni ne Sheshin Tahrir dhe bashkohuni me ne Kerkoni te drejtat tuaja. Qindra mijera vete e ndoqen thirrjen e saj te ndiere per liri. Kerkesat e saj drejtesi sociale te drejta baze reforma demokratike. Sot Asmaa Mahfouz ka 13.818 miq ne internet.
Parlamenti Evropian nderoi edhe disidentin libian Ahmed al-Zubair Ahmed al-Sanusi. 77 vjecari ishte i burgosuri politik me i moshuar i Libise. 31 vjet kaloi ai ne burgjet e regjimit te Gadafit nje periudhe te gjate te ketyre viteve ai e kaloi si i burgosur i izoluar. Sot al-Sanusi percakton serish politiken e Libise ne kuader te ekipit drejtues te kryengritesve. Ne fundjave pas 42 vjetesh diktature dhe prej disa muajsh lufte civile Libia e shpalli veten te cliruar.
Ne Siri dy aktivistet e dekoruar presin me kot. Avokatja Razan Zaitouneh jeton prej muajsh ne ilegalitet. Blogu i saj Syrian Human Rights Information Link informoi per shkeljet sistematike te te drejtave te njeriut nga ana e autoriteteve siriane dhe per personat e zhdukur. Ajo kerkon qe presidenti Bashar al-Assad te nxirret para Gjykates Penale Nderkombetare.
Nje gjuhe te ngjashme te mprehte ka edhe karikaturisti sirian Ali Farzat. Me shtimin e protestave edhe skicat e tij u bene edhe me direkte. Edhe vete Assadi u be pre e lapsit te artistit. Kjo u ndeshkua me ashpersi. Mediet e huaja e treguan Farzatin ne spital me plage te renda ne koke- dhe me duar te thyera. Shkaku nje karikature Presidenti al-Assad qendron me valixhe ne buze te rruges ngre gishtin e madh te dores dhe i lutet Muamar al Gaddafit qe ta marre me vete.
Asmaa Mahfouz ka humbur shoke gjate protestave. mimi nuk i takon vetem asaj i thote ajo programit arabisht te Deutsche Welles mimi me nderon si nje vajze te guximshme. Por jo shume egjiptiane jane shume me te guximshem se une. Atyre i takon dekorata. Une jam krenare qe jam nje prej tyre dhe jetoj ne kete vend.
Autor Stefanie Duckstein/ Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi