“Kult 2011”, 48 artistë në garë për 12 çmime

Nëpërmjet këtij aktiviteti do të vlerësohen performancat dhe prurjet më të mira artistike e kulturore në rang vendi, pa marrë parasysh nëse artisti është i ri apo i njohur.
Edicioni i shtatë sjell në garë 48 artistë, të cilët do të konkurrojnë në 12 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Dokumentari i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Balerini i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit , Albumi muzikor i vitit, Libri Artistik, Libri Studimor dhe Përkthimi i Vitit.
Edicioni i shtatë i Çmimeve Kult 2011 është vazhdimësia e sistemit të vlerave që mbështet dhe stimulon artistët shqiptarë, duke i vlerësuar për prurjet më cilësore gjatë një viti, pra të vitit 2010. Këtë vit rikthehen pas disa edicionesh mungesë çmimi për Balerinin e Vitit dhe Dokumentarin e Vitit. Kjo pasi të dyja këto kategori në vitin e kaluar kanë pasur prurje të qenësishme.
Çmimet “Kult” këtë herë do të prezantohen nga dy prej aktorëve më në zë të skenës shqiptare, Artan Imamit dhe Enver Petrovcit, ndërsa shfaqja do të ketë edhe performanca të ndryshme muzikore dhe artistike.
Pas një pune njëvjeçare të revistës “Kult”, si e vetmja revistë informative-kulturore në vend, vjen puna përzgjedhëse e jurisë. Katër juritë, të organizuara nga Akademia Kult, përkatësisht juria e Artit Skenik, Artit Pamor, Librit dhe Muzikës, pas një pune disamujore kanë nxjerrë katër të nominuarit për secilën fushë.
Tashmë këta artistë kandidatë janë futur në fazën e dytë ku u duhet të përballen drejtpërdrejt me publikun.
Nata finale e Çmimeve Kult 2011 do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, më 31 tetor. Mbrëmja Gala do të na njohë me fituesit të cilët do të kalojnë mbi tapetin e kuq, duke i shtuar më shumë prestigjin këtij eventi.
/Start/E.B/
2011-10-28 14:12