E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi ndaj Dajtit, këtë herë i sëmurë ishte avokati Qeleshi

Mungasa e avokatit Arben Qeleshja për shkak se ishte i sëmurë ka sjellë edhe shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit, të akuzuar për vrasjen e 4 punonjësve të policisë. Në seancën që zhvillohet në Gjykatën për Krimet e Rënda avokati ka kërkuar me anë të një kërkese shtyrjen e gjyqit për shkak se nuk mund të paraqitet në seancë se është i sëmurë. Ndërsa i pandehuri Dritan Dajti ka pohuar me anë të një shkrese se është në dijeni për zhvillimin e seancës gjyqësore, por nuk mund të vijë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Madje me tej ai shpjegon se kushtet në të cilat ai qëndron në paraburgimin 302 në Tiranë nuk janë të përshtatëshme për gjendjen e tij. Po më shkresë edhe dy të pandehurit e tjetë ish-inspektori i policisë së Durrësit Mariglen Muça si dhe shoku i Dajtit, Ergest Xhoxhi kanë deklaruar mungsën në këtë seancë gjyqësore. Për këtë arsye gjyqtari ka pohuar se seanca tjetër do të zhvillohet në datën 19 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›