E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi ndaj Dritan Dajtit, mungonte avokati mbrojtës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish gjyqin ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit kryesisht për mbrojtjen e Dritan Dajtit, Sokol Mëngjesi

Dritan Dajti kërkoi të dijë nëse kishte ardhur përgjigje nga kreu i KLD-së Bujar Nishani për zhbllokimin e procesit dhe pasi kërkoi avokat mbrojtës u largua nga salla.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›