Partia Demokratike mbledh Konventën për bujqësinë
Partia Demokratike mbledh sot pasdite Konventën e cila do të jetë e fokusuar në programin për bujqësinë.
Konventa do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa pritet që kryeministri Sali Berisha të shpalosë vizionin e Partisë Demokratike për sektorin e bujqësisë.
Më herët kryeministri Berisha gjatë takimeve me fermerët ka theksuar se sektori i bujqësisë do të mbetet prioritet për Partinë Demokratike edhe në 4 vitet e ardhshme.
Kryeministri ka premtuar se në 4 vitet që vijnë do të trefishohen grantet për fermerët si dhe do të happen vende të reja pune në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.