E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zhvillohet gjyqi ndaj Dritan Dajtit

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të zhvillojë sot procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.

Në seancën e kaluar, Gjykata caktoi Sokol Ngjecin si avokat kryesisht për mbrojtjen e Dritan Dajtit. Por para marrjes së këtij vendimi, Dritan Dajti u largua nga salla pasi kërkoi të mos vazhdonte gjyqi ndaj tij pa avokat mbrojtës.

Në seancën e kaluar u vendos gjithashtu që gjyqi të vazhdojë edhe nëse në sallë nuk do të jetë vetë i pandehuri Dritan Dajti.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›