Shtyhet interpelanca e Thaçit në Kuvend

Interpelanca e kryeministrit Hashim Thaçi për autostradën Vërmicë – Mërdar është shtyrë për një afat të pacaktuar. Kryesia e Kuvendit, sipas kryetarit Jakup Krasniqi, ka marrë njoftime nga qeveria se kryeministri Hashim Thaçi nuk do të jetë javën e ardhshme në Prishtinë, kështu që interpelanca e thirrur nga lëvizja “Vetëvendosje” është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Interpelanca e thirrur nga Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” ishte caktuar fillimisht për datën 20 qershor, por ishte shtyrë për shkak të vdekjes së deputetes Nekibe Kelmendi
Me këtë interpelancë, “Vetëvendosje” kërkon nga kryeministri Thaçi te njoftojë Kuvendin me kontratën që ka nënshkruar për ndërtimin e autostradës, të quajtur rruga e kombit - “Ibrahim Rugova” me ndërmarrjen turko – amerikane Bechtel & Enka.