Shtyhet kampionati edhe në futboll
“Me propozimin e Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës, të udhëhequr nga Isuf Ajeti, komisioni për çështje urgjente i FFK-së i udhëhequr nga Agim Ademi, mori vendim që sezoni pranveror i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll të shtyhet për një javë (10 Mars), për të ju dhënë kohë klubeve të përgatisin fushat e tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.
Ndër të tjera në këtë njoftim thuhet se ky vendim është marrë pasi shumë klube kanë kërkuar shtyrjen e kampionatit për shkak të situatës së jashtëzakonshme klimatike dhe pamundësisë që të përgatitet fusha për ndeshje për shkak të trashësisë së madhe të borës që ka rënë gjatë këtij muaji.
Po ashtu, edhe selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku mori vendim që të shtyjë kampin për shkak të motit të ligë që po mbretëron në vendin tonë. Sipas FFK’së kampi i Përfaqësueses së Kosovës do të mbahet më vonë.