E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli nuk e lëshon Suarezin

Liverpool do të refuzojë çdo përpjekje nga Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit Luis Suarez, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

Ylli uruguaian është përballur me kritika të ashpra pas incidentit me mbrojtësin Patrice Evra që ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Anfield Road.

Por, drejtuesit e Liverpoolit duken të vendosur që Suarez të vazhdojë në skuadër, pavarësisht problemeve të tij në periudhën e fundit. Së fundmi spekulohej se me shitjen e Suarezit, Liverpool do të paraqet ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›