E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

I propozuar nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike, mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore do të shtyhet me 6 muaj, deri në 10 mars 2023.

Komisioni për Reformën Zgjedhore nisi punën në qershor. Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë nga PS, gjashtë nga PD dhe tre nga partitë aleate në opozitë.

Qëllimi është që të arrihet konsensus mes palëve politike për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor. 

Ndërkohë janë caktuar edhe ekspertët nga palët politike që do të punojnë mbi këtë proces.

 Ekspertët:

Viktor Gumi, ekspert teknik propozim PS

Shila Ballhysa, ekspert politik PS

Eridian Salianji, ekspert politik PS

Eris Çela, ekspert politik PS

Indrit Sefa, ekspert teknik propozim PD 

Opozita:

Silva Caka, ekspert politik

Arjan Madhi, ekspert politik

Shkelqim Sulo, ekspert politik

Deputeti Gjiknuri sqaroi se të gjithë ekspertët do të punojnë bashkë për të çuar përpara këtë reformë kaq të rëndësishme.

“Dy ekspertë teknik do bëjnë dhe atë facilitetin e nevojshëm, janë një lloj pike fokale ku mblidhet dhe informacioni dhe pastaj shpërndahet tek anëtarët e komisionit. Të gjitha vendimmarrjet natyrshëm do të merren këtu dhe s’ka bërë vaki që ekspertët politikë apo teknikë të caktojnë axhenda. Detyra që i kërkojmë ekspertëve dhe gjatë kësaj kohe kërkojmë programin e punës sipas temave dhe me një afat indikativ. Natyrshëm na takon ne për të mbajtur ritmin me qëllim që të realizojmë ato objektiva. Më vjen mirë që këtu kemi kolegë që kanë eksperiencë të mjaftueshme në të gjitha reformat zgjedhore dhe nuk është hera e parë. Kam përshtypjen që ne bashkë kemi qenë në të gjithë këto komisionet e reformave zgjedhore. Patjetër ekspertët janë të gjithë të barabartë, dhe vendimi i Kuvendit ka përcaktuar dhe ekspertë teknik dhe përfaqësues të partive politike. Jo të gjithë duan  të identifikohen si ekspertë të partive politike”, tha Gjiknuri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›