Shtyhet me dy vite afati i faljes fiskale, Kuvendi: Deri më 31 dhjetor 2013
Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë ashtu siç edhe pritej nuk votoi paketën e plotë të amnistisë fiskale, por shtyu afatin e saj me dy vjet.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ftoi deputetët ta votojnë, por opozita nisi braktisjen e sallës sepse sipas saj pr/ligji nuk është konsultuar me të dhe me grupet e interesit.
Me 67 vota pro mazhoranca shtyu afatin e faljes fiskale deri në 31 dhjetor 2013.
Mbi faljen fiskale kryeministri Berisha tha gjatë seancës: Pse do të falesh gjobat e 1 marsit e këtej? Çfarë ka ndodhur? Ta votojmë amnistinë si një akt të devotshmërisë së shtetit. E ta mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme. Skeni shkak për ta refuzuar. Çfarë do ti thuash zoti Majko bizneseve që kanë punësuar qindra e mijëra vetë? Ska asgjë partiake. Për konsultime merrni kohën që doniPandeli edhe të solli në Tiranë për të humbur edhe nuk flet dot. Ty të ka sjellë në Tiranë për Kurban, se kur stë votojnë në Maliq stë votojnë në Tiranë. Ju lutem të votojmë amnistinë. Shteti nuk është inatçor. Shteti është gjakftohtë. Mos bëni paragjykime në seancën e fundit. Ska nder më të madh për një Kuvend se ata mbyllën me një amnisti. Është unike si rast të votojmë një amnisti. Është rast që duhet shfrytëzuar, ju si të doni.
Por sipas PS-së, amnistia është e pakonsultuar me grupet e interesit e opozitën.
Me tre akte që edhe pas hyrjes në fuqi të këtye akteve Shqipëria nuk do të jetë më e mirë e as fëmijët e mi nuk do të jenë më mirë, do të vazhdojnë të kemi të njëjtat probleme. Hiqni dorë nga hipokrizia e mos i përzieni.
Berisha: “Kryeministri udhëton me një makinë të marrë me qera. Urdhëroni aty e kenitë vendosim një standartfondet të jenë ato të partive e asnjë qindarkë tjetër…Njerëzit janë e do të jenë të lirë. Seancë tjetër nuk thërras…jo e jo.
Bushati: Situatë kakofonia e tenton të ngatërrohet dy çështje që skanë lidhje me njëra-tjetrën. Jemi këtu edhe për rregulloren edhe për statusi e nëpunësit edhe për GjykatënJemi këtu për ti dhënë fund një hipokrizieunë skam për turp të kërkoj falje për ta bërë këtë. Është e udhës ta nisni nga vetja se që nga rënia e regjimit komunist jeni ju, a sështë mirë që ju të kërkoni falje? Unë se di çfarë i thoni mbesave pse sështë Shqipëria Bullgaria ose Rumani?…Do të ishte shumë mirë që kërkesën e llogarisë e faljes ta nisni nga vetja.
Në seancën e sotme plenare u miratua edhe një akt i qeverisë për forcat ushtarake britanike. Teksa pr/ligji ‘Për fondet publike për subjektet zgjedhore në zgjedhjet parlamentare’ me sasi 65 milionë lekë hyri në fuqi menjëherë pas miratimit me 77 vota pro.
Topalli: “Falenderoj të gjithë deputetët, një ndër parlamentët më reformator ishte mandati i shkuar. Suksese, fitore!”.