E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët përshëndesin miratimin e 3 Ligjeve: Çel rrugën e reformave

wolllfarth-sequiTiranë- Faktori ndërkombëtar ka përshëndetur miratimin e paketës së reformave sot në Parlamentin e Shqipërisë.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth e ka quajtur këtë një ditë shumë të rëndësishme për vendin tonë, pasi sipas tij, miratimi i dy ligjeve dhe reformës parlamentare, të cilat i cilësoi konstruktive, hap rrugën për reforma të mëtejshme.

Në fakt sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë se hap rrugën për hapa të mëtejshëm të reformave. Unë mendoj se gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lumtur sot, ky ishte një hap konstruktiv që çon në një të ardhme më të mirë, që unë dhe kolegët e mi e presim.

Ky ishte një hap konstruktiv që hap rrugën e reformave në një vit vendimtar për Shqipërinë. Unë dua të përgëzoj të gjithë ata që janë marrë me përgatitjën e këtyre tre ligjeve e dhe ata që i kanë miratuar këto ligje konstruktive. OSBE-ja është dhe dëshiron të jetë pjesë e përpjekjeve të një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Se integrimi evropian domethënë më shumë paqe dhe prosperitet, e për këtë arsye ne jemi këtu,- tha Wollfarth.

I pyetur për KQZ-në, Wollfarth është shorehur optimist për plotësimin me shtatë anëtarë. Le të jemi otimistë, ne e kemi thënë atë që kemi për të thënë në lidhje me KQZ-në. Të gjithë kemi dëshirë të kemi një KQZ të plotë,- tha Ambasadori i OSBE-së.

Ndërsa Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, është shprehur se miratimi i paketës së reformave të kërkuara nga BE-ja, tregon se shqiptarët kanë kapacitet dhe vullnet për të bashkëpunuar për të mirën e vendit të tyre.

E mirëpresim miratimin e kësaj pakete, dy projektligje dhe reformën e parlamentit. Kjo është një gjë që vërteton atë që kam thënë gjatë inagurimit të një projekti. Unë kam thënë që shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet dhe vullnetin e mirë që të punojnë e bashkëpunojnë për diçka që është në të mirë të vendit. Që miratimi i tyre është i rëndësishmë, jo vetëm se është kërkuar nga BE-ja, por është prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kur është nevoja në të mirë të vendit,- tha Sequi.

Sipas tij, Parlamenti është sovran dhe sot u duk që të gjithë ishin dakord.

Ndërsa theksoi se e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, si kusht për funksionimin e institucioneve shqiptare.

Përsëris që për ne është shumë e rëndësishme dhe është edhe qëndrimi i 27 shtetëve të BE-së, që zgjedhjet të mira janë të rëndësishme dhe kritike për funksionimin e institucioneve shqiptare,- tha Sequi.

Arben Malaj: Miratimi i ’3 ligjeve’, moment konsensusi për integrimin

“Miratimi i tre ligjeve është një hap pozitiv. Ky moment konsensusi për integrimin europian duhet plotësuar edhe me konsensusin për rikonfigurimin e KQZ-së dhe, sidomos, me përgjegjesinë për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duhet të eleminojme çdo pasiguri apo frikë mbi zhvillimet e ardhshme politike si parakusht për sfidat ekonomike, sociale e buxhetore”,-shkruan Malaj në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›