E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet miratimi i buxhetit te shtetit


Duket qartë se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka dhënë ende certifikimin për parametrat e buxhetit të shtetit për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë.

Prej një jave, ekspertët e FMN-së qëndrojnë në zyrat e ministrit Bode, duke shqyrtuar deri në detaje çdo shpenzim dhe plan të ardhurash për vitin tjetër.

E planifikuar për t’u miratuar këtë javë, dje Këshilli i Ministrave dhe kryetari i saj, Berisha nuk ndërmorën asnjë hap për konkludimin e projektit, por u mjaftuan vetëm me bërjen e propagandës rreth prioriteteve të buxhetit.

Sakaq, burime të “Shqip” në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se, FMN-ja, që pak ditë më parë shpjegoi rreziqet që i vijnë Shqipërisë nga fqinjët, ka rekomanduar një buxhet më konservator, pra me shpenzime më të matura, në mënyrë që të ruajë deficitin.

Shqetësimi i Fondit lidhet me borxhin publik dhe shërbimet ndaj tij, ndërsa ka kërkuar nga ministria që parashikimet mbi të ardhurat të jenë sa më realiste.

Për këtë vit, FMN-ja parashikon një rritje ekonomike jo më të lartë se 2.5 për qind, kurse qeveria e vlerëson rritjen e PBB-së në nivelet e mbi 4 për qind.

Ndërkohë, dje kryeministri foli për buxhetin e vitit të ardhshëm, duke e cilësuar si të madhin në histori. “Do të ketë një shkurtim të shpenzimeve operative për të gjitha agjencitë, përveç institucioneve të zbatimit të ligjit. Institucionet, duke filluar nga Këshilli i Ministrave, do të kenë një shkurtim prej 5% të shpenzimeve operative”, tha dje kryeministri.

Kryeministri theksoi se është në detyrimin e ekzekutivit që buxhetin, i cili është më i madhi në historinë e vendit, ta përqendrojë në realizimin e objektivave kryesore të politikës së qeverisë, të premtimeve kryesore të mazhorancës, duke u drejtuar në disa destinacione më themelore.

“Natyrisht, një buxhet nuk plotëson kurrë, as edhe në vendin më të pasur dhe më të fuqishëm, të gjitha kërkesat dhe pritshmërinë, ndaj është dhe në detyrimin e ekzekutivit që buxhetin ta përqendrojë para së gjithash në realizimin e objektivave kryesore të politikës së saj, të premtimeve kryesore të mazhorancës, kështu që edhe ky buxhet, që është më i madh në historinë e vendit, do të ketë destinacione më kryesore”, u shpreh kryeministri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Shitja e pronës, jo pa verifikimin e noterit
Qeveria u jep mundësi noterëve të kenë më shumë punë, por nga ana tjetër garanton më shumë transparencë në procesin e verifikimit të pronës së paluajtshme kur ajo shitet (tjetërsohet). Beqja: INSTAT, shifrat në terr
Eksperti i ekonomisë në Partinë Socialiste, Ilir Beqja thotë se Instituti i Statistikave e ka zhytur vendin në terr, duke mos publikuar treguesit që detyron ligji. Fondi, Merkel mbështetet nga Bundestagu
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar mbështetjen e Parlamentit gjerman për të forcuar Fondin Financiar Evropian të Stabilitetit. Fullani: Kriza, kemi marrë masa
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka komentuar shqetësimet e fundit të Fondit Monetar mbi rreziqet që mund të sjellë kriza e eurozonës në ekonominë shqiptare. Gjobitet CEZ 30 milionë lekë
Kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ Albania është gjobitur nga Ministria e Ekonomisë me 30 milionë lekë pasi në kundërshtim me ligjin ka pajisur konsumatorët me matësa të paverifikuar para përdorimit.


Lajmet kryesore

Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Shitja e pronës, jo pa verifikimin e noterit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›