E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideret e BE arrijne marreveshjen


Liderët evropianë kanë arritur një marrëveshje, e cila sipas tyre është jetike për zgjidhjen e krizës së borxhit në eurozonë.

Pas një seance maratonë bisedimesh në Bruksel, liderët thanë se bankat private që mbajnë borxhin e Greqisë kanë pranuar një humbje prej 50 për qind.

Bankat duhet gjithashtu të ngrenë më shumë kapitale për t’u mbrojtur nga humbjet që mund të vijnë si pasojë e falimentimeve eventuale të qeverive.

Në kuadër të marrëveshjes u aprovua gjithashtu një mekanizëm për të nxitur rritjen e fondit të ndihmës së eurozonës në një trilion euro. Eurozona ka miratuar një përgjigje të besueshme dhe ambicioze ndaj krizës së borxhit

Nicolas Sarkozy
President i Francës

Korrespondenti i BBC në Bruksel thotë se marrëveshja nuk është aq ambicioze sa kishin parashikuar disa liderë, por është maksimumi i asaj që mund të arrihej.

Njoftimi ndihmoi në ngritjen e euros, me investitorët që reaguan pozitivisht ndaj perspektivës për rritjen e vlerës së monedhës së përbashkët.

“Eurozona ka miratuar një përgjigje të besueshme dhe ambicioze ndaj krizës së borxhit”, ka deklaruar në përfundim të samitit presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili dukej jo pak i lodhur.

Frika mbi gjendjen e financave të vendeve të eurozonës dhe kërcënimi për daljen nga euroja të disa vendeve kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në tregjet financiare për muaj të tërë.

Kritikët kanë akuzuar ligjvënësit se nuk po bëjnë aq sa duhet për të zgjidhur cështjet, duke cuar në krijimin e problemeve të reja dhe tek pasiguria financiare.
Kriza Financiare
Kriza e borxheve, situata e vërtetë
Fondi, Merkel mbështetet nga Bundestagu
Samiti kundër krizës së Euros

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›