E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet në shtator afati për deklarimin e pasurisë

TIRANE- Vendimi i qeverisë për të shtyrë me tre muaj afatin e Ligjit të Faljes është shfuqizuar nga një tjetër vendim i cili e shtyn deri në shtator të këtij viti. Qeveria jo vetëm ka shtyrë afatin por edhe ka vendosur të rishohë ligjin, ndërkohë që Ministria e Financave gjithashtu ka vendosur të bëjë një rishikim të kufirit të të ardhurave që do të deklarohen. Pavarësisht shtyrjes, e drejta apo detyrimi për të deklaruar ka nisur që nga data 1 janar.

Një ndryshim tjetër që ka ndërmarrë ekzekutivi në ligj është edhe kufiri i të ardhurave të individëve që e kanë detyrim deklarimin. Me ndryshimin e ri, të gjithë individët që kanë të ardhura vjetore në nivelin mbi 2 milionë lekë janë të detyruar të plotësojnë deklaratën e pasurisë. Për Individët që kanë të ardhura poshtë këtij niveli, deklarimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm. Në rast se dëshirojnë të përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme që ofron ligji në fjalë, atëherë ata qytetarë mund të plotësojnë dhe dorëzojnë vullnetarisht formularin e pasurisë. Ligji për deklarimin e të ardhurave nga qytetarët aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

Gjatë këtij viti, qytetarët shqiptarë do të duhet të plotësojnë deklaratën zyrtare të Ministrisë së Financave, duke argumentuar me fatura fiskale të gjitha transaksionet e kryera gjatë vitit 2011.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›