E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet për në 27 nëntor seanca paraprake për ish-presidentin Meta

Është shtyrë për datë 27 nëntor ora 11:30 seanca paraprake për dosjen Meta-Kryemadhi. Shkak është bërë mungesa e Kujtim Cakranit, avokatit të presidentit të ish-presidentit Ilir Meta. Kujtojmë se seanca e 11 nëntorit u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares nga çështja.

Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe ka bërë gjithashtu ankim edhe në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë kërkesën më 9 tetor të këtij viti. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›