Hoxhalli në Komisionin e Medias: RTSH fillon auditimin e plotë të institucionit, EBU asiston në rivlerësim

Në seancën dëgjimore, para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar paraqiti vërejtjet dhe propozimet e tij mbi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
Hoxhalli theksoi se RTSH ka nisur një proces të gjerë reformimi me asistencën e Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU). Sipas tij, një nga sfidat kryesore ka qenë ngritja nga e para e njësisë së auditimit të brendshëm, e cila më parë ka qenë inekzistente. Tani, kjo njësi është funksionale me auditues të certifikuar dhe ka nisur auditimin e plotë të institucionit, duke filluar nga katër njësitë lokale e më pas proceset e tjera të brendshme.
Ai shtoi se RTSH është gjithashtu në pritje të një procesi rivlerësimi nga EBU, dhe për këtë arsye vendosja e një auditimi të tretë të pavarur do të krijonte “presion të panevojshëm” dhe mbivendosje procesesh.
“Doja të bëja një koment për sa i përket auditimit të jashtëm siç ju kemi vene në dijeni nesër nisim një proces reformimi të asistuar nga EBU, ndërkohë në takimet e mëparshme kemi sqaruar se njësia auditit në RTSH ishte inekzistente dhe na është dashur të ngremë njësinë e auditit, me auditues të certifikuar dhe kjo është një sfidë për ne dhe ndërkohë ka filluar gjate muajit gusht dhe në vijimi ka filluar punën për audititmin në tërësi të institucionit. Puna ka filluar me njësitë lokale dhe janë 4 njësi dhe po vazhdon me procese të tjera të brendshme. Nga ana tjetër është pjesa e rivlerësimit që do të bëhet me EBU kështu që mbivendosja ë një auditit të tretë apo një skuadre të tretë do të krijonte një presin shumë të madh. Për këtë arsye kemi zgjedhur që të vazhdojmë pa e konsideruara ndërhyrje ne një audititi të pavarur të tretë për vlerësim”, theksoi Hoxhalli.
/rtsh.al/