Aleatët, Rama po na shpërfill, s’ka organizim
25/07/2011 Paszgjedhjet e 8 majit, rikthehen debatet brenda koalicionit opozitar
Rikthehen debatet brenda kampit opozitar, e kjo për shkak të qëndrimeve që Partia Socialiste mban ndaj aleatëve të saj. Në traditën e saj gjatë këtyre viteve në opozitë pas çdo përfundimi të procesit zgjedhor shfaqen mjaft mosmarrëveshje brenda radhëve të saj. Kështu, nëse përpara afrimit të datës kur sovrani zgjedh me votë përfaqësuesit e saj si në pushtetin qendror, ashtu dhe në atë vendor, drejtuesit e partive të majta duket sikur gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar mes tyre për fitoren e zgjedhjeve. Ndërkohë që në përfundim të zgjedhjeve aleatët mes tyre shkojnë deri aty sa akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash nga partia kryesore e koalicionit të majtë, e konkretisht Partia Socialiste. Në rastin konkret pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit pakënaqësitë e partive të majta nuk janë vetëm kundrejt mazhorancës qeverisëse, e cila akuzohet për manipulim votash, por dhe ndaj vetë aleates së tyre kryesore. Në këtë mënyrë, drejtuesit e forcave politike që ishin pjesë e koalicionit opozitar në deklaratat e bëra gjatë këtyre ditëve nuk kanë ngurruar të shprehin pakënaqësitë e tyre për linjën zyrtare të Partisë Socialiste ndaj shumicës qeverisëse. Por njëkohësisht aleatët me të ngushtë të saj nuk kursejnë kritikat dhe për mënyrën se si ajo po sillet me partitë e koalicionit pas zgjedhjeve të 8 majit. Kjo për vetë faktin se nga ana e lidershipit socialist nuk ka pasur asnjë ftesë për t’u ulur në tryezën e diskutimeve me partitë aleate të PS-së për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të rakorduar qëndrimet e mëtejshme të opozitës së bashkuar. Për këtë arsye gjatë prononcimeve për shtyp krerët e forcave politike më afër PS-së kanë dhënë qëndrimet e tyre mbi mënyrën se si duhet të veprojë kampi rozë. Sipas tyre, PS-ja dhe kryetari i saj nuk duhet të nënvlerësojnë partitë aleate, por të punojnë për një platformë konkrete e aksion të qartë politik.
Paskal Milo
Kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, lëshoi një sërë kritikash ndaj Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj lidhur me qëndrimin e mbajtur ndaj aleatëve të majtë. “Jam kritik për vetë faktin që sot opozita nuk është mbledhur ende për të diskutuar, shqyrtuar dhe koordinuar veprimet e saj të mëtejshme. Përfundimisht duhet të hiqet dorë nga nënvlerësimi dhe nga një lloj paternalizmi që Partia Socialiste po ushtron ndaj aleatëve të saj. Ka ardhur koha që të kuptohet se aleatët duhet të vlerësohen për aq sa kanë dhe jo të konsiderohen si shërbëtorë për synimet e Partisë Socialiste, pasi kjo mund ta dëmtojë në të ardhmen, siç dhe e ka dëmtuar vetë aleaten tonë, PS-në”, - vlerësoi Milo.
Skënder Gjinushi
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka ritheksuar domosdoshmërinë e një opozite radikale. Në vlerësimin e tij bashkëpunimi i së majtës me shumicë aktuale nuk mund të sjellë asgjë pozitive, përkundrazi, thellon dhe më tej krizën në vend. “Partia Socialiste ka përgjegjësinë më të madhe për të kryer këtë mision opozitar, pasi erdhi koha që përfundimisht të bëjë opozitën e vërtetë. Koha e gjoja kompromiseve, koha e opozitës ‘konstruktive’, absolutisht ka kaluar”, - vuri në dukje Gjinushi lidhur me një çështje të tillë. Më herët kreu i PSD-së i pati kërkuar lidershipit socialist të mos pranojë asnjë ftesë për dialog nga mazhoranca qeverisëse.
Bashkimi i së majtës
Riorganizimi dhe bashkimi i së majtës është një nga propozimet që aleatët e majtë kanë lëshuar për lidershipin socialist. Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i kërkoi PS-së që të ftojë për t’u bashkuar të larguarit prej saj. “Opozita në vërtetë duhet të riorganizohet, të rifomatohet, të zgjerohet, pasi është një domosdoshmëri e kohës, duke mos u treguar e ngurtë në administrimin e këtij procesi. Kjo me qëllim që të hapë më tej radhët e opozitarëve politikë, pra duke tejkaluar më tej disa konflikte dhe interesa të çastit për t’u faktorizuar në mënyrë të shpejtë, pasi opozita ka mbështetjen e shumicës në popull, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, - u shpreh Ndoka.