Shtyhet për nesër takimi Vllaznia-Lushnja
Shkodër - Takimi Vllaznia-Lushnja është shtyrë për ditën e nesërme për shkak të reshjeve të dëborës të rëna në stadiumin “Loro Boriçi”. Takimi ishte programuar të luhej ditën e sotme, por terreni i vështirë nuk e mundëson dot zhvillimin normal të tij.
Sapo është marrë vendimi për shtyrjen e takimit, drejtuesit shkodranë kanë filluar punën për kthimin në kushte sa më normale të tapetit të stadiumit. Pothuajse 70 % e saj është zhveshur nga trashësia e dëborës. Për ditën e nesërme pritet që gjithçka të jetë gati.
Vllaznia ndodhet në vendin e dytë të tabelës me 38 pikë, një më pak se Tirana e vendit të parë. Objektivi kryesor i shkodranëve për këtë sezon është rikthimi pas shumë vitesh i titullit në këtë qytet. Lushnja ndodhet në zonën e ftohtë, duke rrezikuar rënien nga kategoria. Ky ekip ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë.