E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo, urdhër: Asnjë tolerim me Bolonjën!

Milano - Hoze Murinjo shprehet me prerë se sfida e radhës për Interin është ajo kundër Bolonjës, dhe më pas vjen Mançesteri. Kërcënimi i tij vjen për ata futbollistë që mund të nëvlerësojnë përballjen me Bolonjën. Sipas teknikut, kush tallet në këtë ndeshje, tallet me mua, dhe ai që e bën këtë nuk do të luajë të martën me Mançester Junaited.

“Kemi nevojë për të marrë edhe 25 pikë që të fitojmë kampionatin, -deklaron Murinjo në prag të ndeshjes me Bolonjën ditën e shtunë. Për këtë, duhet të mendojmë fillimisht për Bolonjën, dhe më pas, të mendojmë për Mançesterin. Nuk mund të tallesh me Bolonjën. Kush e bën këtë tallet me mua, dhe kush tallet me mua nuk luan të martën”.

Gjatë deklaratës së tij për shtyp, Murinjo ka thurur elozhe për Adrianon, duke e quajtur paraqitjen e tij thjesht perfekte.

“Është duke u stërvitur mirë, stërvitet për skuadrën dhe ndjehet i lumtur. Ajo që po bën Adriano është perfekte”, deklaron tekniku Murinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›