E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet regjistrimi i popullsise

Regjistrimi i popullsise, i cili duhet te niste ne muajin prill do te shtyhet per ne vjeshte. Zyra e shtypit e Ministrit te Inovacionit, Genc Pollo ka pohuar se eshte vendosur shtyrja e regjistrimit pasi ky proces perkonte ne nje kohe kur pushteti vendor eshte i angazhuar me zgjedhjet lokale. Sipas zedheneses se ministrit Pollo ne fillim te kesaj jave do te mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave i cili do te vendose nese procesi i regjistrimit do te kryhet gjate muajit tetor ose nentor. Sipas te dhenave paraprake, deri tani behet fjale vetem per shtyrje te fillimit te regjistrimit dhe jo perjashtimin e deklarimit te kombesise dhe fese, ceshtje keto te kontestuara masivisht keto javet e fundit. Afrimi i muajit prill, afati i paracaktuar per fillimin e procesit, shkaktoi nje reaksion te gjere ne publik, media dhe disa institucione si KLD. Pervec kundershtimit te deklarimit te fese dhe etnise, nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ndermori nje fushate denoncimit te parregullsive ne proceset gjyqesore, permes te cileve rreth 2 mije shqiptare kishin nderruar kombesine shqiptare me ate greke. Ndryshimi i kombesise ne jo pak raste sipas nenkryetarit te Keshillit te larte te drejtesise eshte kryer duke shkelur ligjin, dhe duke krijuar ne menyre fiktive rritjen e numrit te minoritet grek ne Shqiperi. Por ky proces regjistrimi, i cili kushton 15 milion euro, dhe ne pyetesorin e se cilit eshte futur edhe pyetja per kombesine dhe fene ka ngjallur kundershti te forta edhe nga Partia Drejtesi per Unitet dhe Integrim te cilet e kane cilesuar si nje proces anti-kombetar. Edhe perfaqesuesit e botes akademike, mes tyre historiane dhe politikane e kane kundershtuar hapur kete proces. Perfshirja e diplomateve greke dhe elementeve ekstremiste te lobit grek ne Shtetet e Bashkuara ne nje fushate ne Shqiperi per te nxitur qytetaret ne Korce e zona te tjera te jugut, te deklarojne kombesine greke. Edhe pse ky deklarim nuk ka vlere ligjore, ai do te ishte nje karte e forte ne duart e Athines dhe qarqeve ekstremiste per te ngritur nje stuhi te re propagande mbi te ashtuquajturin Vorio Epir. Gjithsesi nuk eshte sqaruar nese vendimi per shtyrjen e regjistrimit eshte nje reflektim i qeverise mbi kete ceshtje apo jane thjeshte arsyet teknike sikunder deklarohet zyrtarisht.
PDIU e cameve: "Te hapet dialogu publik, pyetjet mbi kombesine dhe fene, antikushtetuese"
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet pershendet shtyrjen e regjistrimit te popullsise te deklaruar sot nga qeveria shqiptare, nje kerkese kjo e hershme dhe publike e PDIU-se. Procesi i regjistrimit te popullsise, tashme do te marre kohen e nevojshme per t'u diskutuar ne publik dhe nga juristet, ne menyre qe te jete nje proces i drejte, transparent dhe brenda standardeve evropiane. "Regjistrimi duhet te jete larg tendencave dhe nderhyrjeve te denueshme nga te gjithe ne, te cilat jane te demshme dhe cenojne rende sovranitetin e Shqiperise, cka perben nje shkelje te rende te Kushtetutes. Ne kontraten e nenshkruar mes qytetareve dhe shtetit, qe eshte Kushtetuta, qytetaret shqiptare jane te barabarte perpara ligjit pavaresisht bindjeve te tyre fetare dhe perkatesise etnike. Shqiperia eshte dhe do te mbetet nje shtet unitar", thuhet ne deklaraten e PDIU. Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet eshte e bindur qe pas diskutimit te gjere dhe transparent publik, pyetjet mbi kombesine dhe fene do te rezultojne antikushtetuese dhe si pasoje do te hiqen nga pyetesori perfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›