E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Kodi, pse s'jam dakord me qendrimin e PS Qamil Xhani

Anetaret e koalicionit opozitar nuk ndajne te njejtin mendim ne lidhje me reformen zgjedhore. Kryetari i Partise Demokraci Sociale Paskal Milo mendon se amendimet ne Kodin Zgjedhor jane te nevojshme dhe se disa prej tyre mund te behen perpara zgjedhjeve te tete majit. Ne nje interviste per televizionin "Klan", Milo shprehet se eshte pergjegjesi e ketij ligji elektoral, qe zgjedhjet e kaluara sollen problemet qe po vuan edhe sot politika shqiptare. "Nuk e kam fshehur asnje here qe une nuk jam dakord me pozicionin e Partise Socialiste, per sa i perket Kodit Zgjedhor. Vazhdoj ta kundershtoj, sepse jam i bindur se rrjedhoje e ketij Kodi Zgjedhor eshte edhe nje nga arsyet se perse zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, perfunduan ashtu sic perfunduan", tha dje Milo. Duke nenvizuar se ky Kod ka qene nje nga shkaktaret e kesaj gjendjeje politike qe kemi sot. Kreu i PDS-se shprehet se si pasoje e kohes se limituar, nderhyrjet ne Kodin Zgjedhor nuk mund te behen ne te gjitha pikat, por vetem per ato qe kane te bejne me zgjedhjet vendore. "Nuk mendoj se mund te kete nderhyrje ne ato pika qe quhen te rendesishme. Por mendoj se duhet lene pas 8 majit, thellimi i metejshem i procesit te reformes zgjedhore, per te pasur me shume kohe dhe mundesi per te bere nje Kod Zgjedhor, jo per dy parti politike, ose per tre parti politike, por per te bere rregulla te pastra loje per te gjithe politiken shqiptare", tha dje Milo. Nga ana tjeter ai eshte ne te njejten linje me qendrimet e Partise Socialiste, ne lidhje me zgjedhjet. Ai shprehet se eshte dakord me qendrimin i kryetarit te Grupit Parlamentar dhe kreut te Asamblese Kombetare te PS-se per, Gramoz Ruci per rikompozimin e Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Milo tha se ky institucion duhet te jete me garantues per votat e qytetareve shqiptare. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te jete gardiani i ruajtjes se vullneteve politike te shprehura nga populli shqiptar. Ne kete rast, nese ka nje kerkese qe kerkohet te zevendesohet nje emer, ose te krijohen ekuilibra te reja qe jane me te paanshme ne nje beteje te tille te madhe, eshte mire te behet, sepse i sherben realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme", tha kryetari i Partise Demokracia Sociale. Nga ana tjeter, Milo u shpreh se Partia Demokracia Sociale, ne zgjedhjet e muajit maj, do te jete ne koalicion me Partine Socialiste. Ai deklaron se ne keto zgjedhje PDS-ja do te fokusohet kryesisht ne marrjen e nje rezultati sa me te madh ne keshillat e bashkive dhe te Komunave ne te gjithe vendin.

3
Kushte
Ka paraqitur PS per hyrjen e saj ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Pika e pare ka te beje me rikompozimin e KQZ, ku sugjeron ndryshimin e perberjes se tij. Dy pikat e tjera kane te bejne me ceshtje teknike, si garancia per listat e votuesve e garancia per kartat e identitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›