Shtyhet seanca në GJKKO për zv.kryeministren Belinda Ballukun

Është shtyrë seanca në GJKKO për Belinda Ballukun dhe drejtorin e KESH, Erald Elezi dhe atë të ARRSH, Gentian Gjyli, të cilët janë nën hetim për dy tenderat me vlerë 210 milionë euro, atë të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
Seanca është shtyrë për 2 orë pasi avokatët kërkuan që të njihen me aktet e dosjes.
Ndërkohë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, u largua nga ambientet e gjykatës pas gati 40 minutash seancë gjyqësore. Ndërsa avokatët e saj, si edhe drejtori i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli, vijojnë të qëndrojnë brenda GJKKO.
Ende nuk dihet nëse Belinda Balluku do të paraqitet sërish në GJKKO pas dy orësh kur të rinisi seanca ndaj saj dhe dy vartësve për verifikimin e masave të sigurive të caktuara ndaj tyre.