Shtyhet seanca për “Gërdecin”/ Ish-ministri, Mediu: Çdo vendim i marrë, ka qenë në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit

Gjykata e Posaçme zhvillon këtë të mërkurë seancën ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu ne lidhje me shpërthimin tragjik të Gërdecit.
Më 21 shkurt u shtyjë seanca pasi mungonte gjyqtarja kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një tjetër aktivitet.
Duke folur për median, ish-ministri Fatmir Mediu u shpreh se çdo vendim i marrë nga ministri i asaj kohë ka qenë në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit.
Ai shtoi se thirrja e dëshmitarëve dhe prezenca e tyre në seancë është detyrim i Prokurorisë.
“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dëshmitaret janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.
Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë
Më herët, ish-ministri i Mbrojtjes , Fatmir Mediu, jashtë ambienteve të SPAK u ka bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.
Ish ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
/rtsh.al/