Tensionet në Kuvend, përjashtohen 3 deputetët e Rithemelimit

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e 3 deputetëve të “Rithemelimit” pas tensioneve që kanë krijuar në seancën e fundit të Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
Sekretariati vendoi përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 30 ditë të Flamur Nokës, 20 ditë të Bledjon Nallbati dhe 5 ditë të Sajmir Korreshit.
Seanca parlamentare e 4 marsit zgjati vetëm 7 minuta, pasi deputetët e opozitës, ashtu si dhe në seancat e mëparshme, nuk kanë lejuar vijimin normal të saj. Seanca nisi me zhurmën e bilbilave në sallë, ku deputetët e opozitës nuk lejuan kolegët të mbanin fjalën e tyre.
/rtsh.al/