E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca per babain qe hodhi foshnjen nga dritarja

Shtyhet që në seancën e parë procesi për Hysen Bibën, 29-vjeçarin i cili në 30 korrik të vitit të kaluar hodhi nga dritarja e maternitetit foshnjën e tij 3-ditëshe.

Shkak u bënë arsyet shëndetësore që sollën mungesën e një prej anëtarëve të tupit gjykues, në dhomën penale të gjykatës së Tiranës, ndërsa në seancë ishte edhe xhaxhai i Bibës.

Kryetari i trupit gjykues caktoi datën 4 shkurt, për seancën e radhës.

Hysen Biba, akuzohet për vrasje me paramendim të foshnjës, ngjarje kjo e cila në korrik tronditi opinionin.

Burime të abc neës thanë se është arritur zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes familjeve, dhe Lule Biba, së bashku me djalin e madh 3 vjeç janë kthyer në banesën e çiftit.

Mbrojtja pritet të kërkojë rrethana lehtësuese për 29-vjeçarin për shkak të çrregullimeve mendore që vinin nga fiksimet e tij për atësinë e fëmijëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›