E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari opozita tubim homazh Rama Berisha e Basha bllokuan Berisha Rama pergjegjes

Me foto dhe kurora me lule në duar ka nisur nën tingujt e muzikës funebre marshimi i heshtur i opozitës për të kujtuar viktimat e 21 janarit të dy viteve më parë, i kryesuar nga kreu i PS-së Edi Rama.
Tubimi homazh ka nisur nga selia e Partia Socialiste për t’u drejtuar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri përpara kryeministrisë, aty ku u vranë edhe katër protestuesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.
Mbështetës të Partisë Socialiste nga Fieri dhe Elbasani dhe qytete të tjera të vendit janë mbledhur në Tiranë për të marrë pjesë në tubimin homazh të organizuar sot për nder të 4 viktimave të 21 janarit.

Berisha: Rama përpiqet të mbledhe vota në kortezhe mortore
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për 21 janarin, kryeministri Berisha garantoi se e vërteta do të dalë në shesh, ndërsa akuzoi kryesocialistin Edi Rama si përgjegjës të ngarjeve të 21 janarit. Sipas tij rama përpiqet të mbledhë vota nëpërmjet kortezheve mortore/
“Njerëz që erdhën për të përmbysur pushtetin me dhunë, vetëm se Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe tani përpiqet të mbledhë vota në kortezhe mortore në të cilat ai ka përgjegjësi maksimale”- theksoi ai.

Rama në twiter: Berisha dhe Basha bllokuan ceremoninë përkujtimore
Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe kryebashkiakun basha për bllokimin e ceremoninë përkujtimore në dner të 4 viktimave të 21 janarit. Përmes një mesahzi në tuter kreu i selisë rozë shprehet se nxitësit e vrasjeve u trembën nga filmi dhe fjalët për 21 janarin.
“Sali Berisha e Lulëzim Basha bllokojnë me polici rrugën e kinemasë për të mos lejuar mediat ta transmetojnë live ceremoninë përkujtimore!
Të mjerët nxitës të atyre vrasjeve sot u trembën një filmi dhe fjalëve të rastit për 21 janarin!Skanë faj krimi është hije që s’ndahet thonë!”- shkruan rama në tuiter.

Në lidhje me këtë tubim të PS-së, Policia e Tiranës mori masa për të siguruar mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në kryeqytet. Policia njoftoi se duke filluar nga ora 10.30 deri në orën 14.00, do të ketë kufizime të lëvizjes së mjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, kufizime të mjeteve do të ketë për zhvillimin normal të marshimit homazh, duke filluar nga sheshi “Austria” deri në afërsi të Kryeministrisë.

KiE për 21 janarin: Progres më të shpejtë në zbardhjen e të vërtetës
Dy vjet pas ngjarjes së 21 janarit në Tiranë reagon edhe KiE.
Komisioneri për të drejtat e njeriut Nils Muižnieks përmes një deklarate kërkon progres më të shpejtë për zbardhjen e të vërtetës. Në deklartaten e tij thuhet:

“Mbetem tejet i shqetësuar prej faktit që disa nga personat përgjegjës për këto akte të dhunshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk kanë dhënë ende llogari para drejtësisë.

Nxis qeverinë shqiptare të vijojë me përfundimin a një hetimi tërësor, të paanshëm dhe të besueshëm dhe një proces të rregullt gjyqësor, për të dhënë kësisoj një sinjal të qartë që pandëshkueshmëria për shkeljet serioze të të drejtave e njeriut është e papranueshme”-përfundon deklaratën e tij komisoneri Muiznieks.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›