Shtyhet sërish gjykimi i Kurtit

Procesi gjyqësor kundër liderit të lëvizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti, është shtyrë për datën 13 prill.
Shtyrja është bërë për shkak të mungesës së zotit Kurti në këtë seancë, por edhe për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, Ramiz Krasniqi dhe gjykatëses vendore në panel, Fllanza Kadiu.
Në vend të Krasniqit, si avokat mbrojtës i Kurtit është caktuar Musa Dragusha, i cili është kryetar i Odës së Avokatëve.
Albin Kurti akuzohet për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht.