E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMDLNJ reagon ndaj Termokosit

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar kundër ndërprerjes së parakohshme me ngrohje të qytetarëve të Prishtinës, duke e quajtur këtë si veprim si skajshmërisht të papërgjegjshëm dhe demonstrim të një arrogance dhe mentaliteti të tejkaluar.

“Ndërprerja e furnizimit me ngrohje 45 ditë para kohës së paraparë është veprim skajshmërisht i papërgjegjshëm, demonstrim i një arrogance dhe mentaliteti të tejkaluar”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së, i cili kujton se ndërmarrja publike është pronë publike dhe jo pronë e një individi, i cili mund të veprojë me të si të ishte pronë private.

Më tutje, KMDLNJ thotë se mirëkuptim për problemet financiare të “Termokos-it” dhe i sugjeron kësaj kompanie të gjejë mënyrë si ta rrisë inkasimin e borxheve, por e gjykon veprimin e ndërprerjes së ngrohjes si diskriminim dhe shkelje e të drejtave të njeriut për konsumatorët që rregullisht i shlyejnë borxhet.

“Shkyçja kolektive është dënim kolektiv dhe si e tillë është e papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti moral”, thuhet në reagim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›