Shtyhet sërish gjykimi për rastin “Kleçka”

Procesi gjyqësor në rastin ”Kleçka” është shtyrë për një kohë ende të pacaktuar.
Në seancën e sotme duhej të merrej një vendim rreth pranueshmërisë ose jo të dëshmive të dëshmitarit Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X.
Në këtë proces në seancat e shkuara mbrojtja dhe prokurori kanë paraqitur argumentet e tyre për këtë çështje.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që të mos pranohen dëshmitë e X-it, kurse prokurori ka kërkuar që ato të pranohen.