E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Na është kërkuar të mos mbajmë zgjedhje në Kosovë

Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Serbia të mos shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, po për të, ky opsion ishte i papranueshëm.

Duke folur para gazetarëve në Beograd, Daçiç tha se me shpalljen e zgjedhjeve në gjithë territorin e saj, Serbia nuk e rrezikon askënd dhe se kjo është bërë në harmoni me Kushtetutën dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Meqë Sllavica Gjukiç Dejanoviç është nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, as ajo nuk ka mundur të veprojë ndryshe”, përveç t`i shpallë zgjedhjet, tha Daçiç, i cili është lider i PS-së së Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›