Serbia refuzon Kosovën, Ministri serb bojkoton konferencën në Budvë

Ministri serb për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, administratë shtetërore dhe qeverisje lokale, Milan Markoviç, nuk ka marrë pjesë në Konferencën “Bashkë kundër diskriminimit”, e cila po mbahet në Budvë nën drejtimin e kryeministrit të Malit të Zi, Igor Lukshiç.
Siç raportojnë mediat, shkak i bojkotit të kësaj konference është se Kosova këtu përfaqësohet jo në pajtim me vendimet e Brukselit.
Sipas agjencisë FoNet, ka qenë e planifikuar që Markoviç të mbajë fjalën hyrëse në këtë Konferencë.