Vlorë, kapet autori i sulmit me acid mbi gjyqtaren Mishgjoni
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ VIDEO/ Sulmi më 16 janar Sulmi u dënua dhe nga gjyqtarët, KLD, dhe Gjykata e Larte
VLORE -Autori i sulmit me acid ndaj gjyqtares penale të Gjykatës së Shkallës së parë të Vlorës Mirela Mishgjoni është një 24 vjeçar i cili ishte dënuar nga kjo gjyqtare me 11 muaj burg për akuzën e vjedhjes së një pompe uji. Vetë drejtori i policisë i këtij qyteti, Artan Cuko, doli sot paradite në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me këtë arrestim.
24 VJECARI BLEU ACIDIN DY DITE PARA SULMIT
Sipas policisë së Vlorës Nertil Janaq Zotaj, banues në Vlorë kishte blerë acidin e lëngshëm dy ditë para sulmit në një dyqan ushqimor. 40 vjeçarja u bë pre e një sulmi me acid mëngjesin e (16 janar), në lagjen 29 Nëntori, pranë shkollës “Ali Demi", teksa dilte nga pallati ku banonte dhe do shkonte për të marrë makinën për tu nisur në punë”. Një person pa maskë dhe me trup të gjatë i ka dalë para dhe më një shishe në dorë, e ka spërkatur me acid të lëngshëm sanitar gjyqtaren në pjesën e fytyrës, si dhe në rrobat në pjesën e kraharorit.
SULMI ME ACID HAKMARRJE PER DENIMIN E RENDE
"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit. Ky shtetas ka qënë i arrestuar më parë së bashku me vëllain e tij shtetasin Pauli Zotaj, për “Vjedhje” dhe është gjykuar e dënuar nga Gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150.000 lekë gjobë. "- njoftoi sot policia e Vlorës.
Korrespondenti i Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com Armand Xhelili informon se 24 vjeçari ishte dënuar për vjedhjen e një pompe dhe duhej të ishte liruar më 26 dhjetor por është mbajtur më shumë, dhe ka dalë nga qelia vetëm në Janar. I riu pasi ka dalë nga burgu ka blerë acidin deri më 16 janar kur dhe organizoi sulmin ndaj gjyqtares.
"Arrestimi i djeshëm u krye falë një pune hetimore intensive, profesionale dhe të pandërprerë të Strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë ku në një kohë rekord janë kryer hetime dhe investigime ndaj gjithë personave dhe grupeve krimianale si dhe janë bërë objekt investigimi të gjitha proceset gjyqësor dhe personat e dënuar nga kjo gjyqtare vitet e fundit."- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
Sulmi ndaj gjyqtares u dënua edhe nga gjyqtarë, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe vetë presidenti Bujar Nishani
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)