Rita Ora “godet me zjarr” ne “Summer/Chanel 2013”, Grand Palais
Shqiptarja nga Kosova, Rita Ora terheq vemendjen ne “Spring / Summer Chanel 2013” ne Grand Palais. Veshur me nje kombinim te goditjes se zjarrit, 22-vjecarja beri te sigurt qe te gjithe syte ishin mbi te. Ajo nga e ftuar VIP, u kthye ne epiqender te vemendjes se medias dhe kritikes, te cilet e vleresuan maksimalisht veshjen e saj dhe kete kombinim godites. Me nje xhakete te kuqe lekure, dhe nje fustan te bardhe dasme te kombinuara me kepucet te zeza te trasha dhe shoje te bardha, pa harruar make-up gjithashtu sfidues, Rita Ora u be princesha “Paris Haute Couture Fashion”. Nje nder tiparet e Rites eshte se ajo nje here shfaqet si nje femer shik dhe super e kerkuar, kur nga ana tjeter nuk e ka aspak turp qe te jete edhe nje kamariere e shjeshte bari. Keshtu eshte bere e ditur qysh ne fillimin e karrieres se kengetares, se pas mergimit nga Kosova per ne Londer, familja e tyre ka mbijetuar me nje lokal, te cilin e mban pergjithesisht babai i saj, por qe edhe Rita dhe motra e saj kane ndihmuar aty. Madje, Rita ne intervista te ndryshme pati permendur edhe faktin qe ajo shpesh argetonte klientet duke kenduar. Me t’u kthyer nga Tailanda, Rita ka shkuar ne shtepine e prinderve te saj ne Londer dhe me kete rast ka vizituar edhe lokalin e babait te saj, nga ku ka publikuar edhe disa foto, ku shihet duke sherbyer birre. Ne pershkrimin qe ajo i beri fotove, tha “jane disa gjera qe kurre nuk ndryshojne”. Rita sapo ka perfunduar xhirimet per klipin e saj te ri, i cili do te jete ne bashkepunim me reperin e famshem, Snoop Dogg.