E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te majtet e Parlamentit Europian Topi ndodhet ne kemben e qeverise

Severini Grupi socialist ka kerkuar qe mazhoranca te miratoje oferten e PS-se

Apeli per demokraci dhe shtet te se drejtes eshte riperseritur edhe njehere nga Parlamenti Europian kesaj radhe permes zedhenies se nje europarlamentari rumun. Zv.presidenti i grupit te socialisteve dhe demokrateve ne PE Adrian Severin njeherazi dhe numri dy i Komisionit te Politikes se Jashtme eshte shprehur me tone kritike rreth situates ne Shqiperi. Ne nje interviste dhene per mediat shqiptare ai ka bere te njohur optiken e te majteve europiane per situaten ne Tirane e cila duhet thene se ka ndare pergjysme edhe anetaret e Parlamentit Europian. Ne nje demokraci opozita eshte nje institucion publik eshte nje institucion i nevojshem dhe duhet respektuar. Njekohesisht ajo duhet perfshire ne procesin politik. Pra propozimet e fundit sugjerimet e fundit te bera nga socialistet shqiptare per te konsoliduar kesisoj ose per te arritur nje stabilitet te qendrueshem brenda vendit jane te mirepritura nga ne pra mendoj jo vetem nga socialistet dhe demokratet europiane por edhe nga familjet kryesore politike ne Europe dhe ne kete moment presim nje pergjigje pozitive nga qeveria shqiptare deklaroi Severin. Ky eshte nje qendrim qe u ben jehone perpjekjeve socialiste per tu imponuar ne hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Me nje arsyetim te mirefillte politik europarlamentari rumun ka vene ne dukje krizen politike ne Shqiperi e cila eshte e tille pse manifeston simptoma te nje situate jo normale. Keshtu oferta e fundit e Partise Socialiste po gjen nje jehone pozitive edhe ne PE duke krijuar keshtu mundesi per nje rishikim te krizes mbi premisa te reja. PE ka miratuar nje rezolute e cila ende nuk po gjen zbatimin e vet per shkak te procedurave arsye kjo qe bie me terheqjen socialiste nga kerkesa per rishqyrtim te kutive te fleteve te votimit. Nje negocim me oferte te re eshte nje qasje e moderuar e cila zhvlereson pozicionet e ngurtesuar te deritanishme nga te dyja palet por sidomos nga qeveria qe ka pergjegjesine e nje pergjigjeje per opoziten. Une mendoj se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshem bie mbi qeverine shqiptare. Pra shpresoj se pergjigjja do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE tha Severin duke bere te ditur se PE eshte e familjarizuar plotesisht me situaten shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›