Haxhinasto diplomaci me Vatikanin
Nje ftese per te vizituar Shqiperine i eshte bere dje Papa Benediktit XVI nga ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Ne kuader te vizites se tij dyditore ne Vatikan shefi i diplomacise shqiptare ka zhvilluar takime te nje niveli te larte ku bie ne sy ajo me kreun e Selise se Shenjte Joseph Ratzinger qe eshte perfaqesuesi me i larte i katolikeve ne bote. Takimi i percjelle per publikun nga zyra e Shtypit e Ministrise se Jashtme eshte perqendruar ne diskutimin mbi situaten rajonale ku Haxhinasto ka nenvizuar rolin e Shqiperise si percuese e tolerances. Ministri Haxhinasto i percolli Atit te Shenjte ndjenjat e thella te admirimit dhe respektit qe populli shqiptar ka per Pontifikatin e Tij dhe per kontributin e shkelqyer qe Ai jep ne shkalle universale ne drejtim te nxitjes se paqes dialogut mes kulturave e qyteterimeve. Ai vuri ne pah harmonine dhe tolerancen fetare qe mbizoteron ne vendin tone ne marredheniet mes tri besimeve te ndryshme thuhet ne njoftimin per shtyp. Nese takimi me Papen ka ruajtur vlerat simbolike ai me Sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti ka marre ne nje shqyrtim me konkret marredheniet mes Shqiperise dhe Selise se Shenjte. Pervec vleresimeve te pergjithshme per marredheniet tradicionale apo edhe per ndikimin e figures se Nene Terezes si pikebashkimi mes dy shteteve ne vlera te perbashketa takimi ka nxjerre ne siperfaqe edhe nje axhende mirefilli politike. Bazuar ne vlerat e perbashketa qe ndajne dy palet ministri Haxhinasto dhe homologu i tij shprehen gatishmerine per forcimin e dialogut diplomatik per ceshtje me interes te ndersjelle. Monsenjor Mamberti perseriti mbeshtetjen per permbushjen e aspirates se integrimit e plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Ky moment vlen te theksohet po te mbahet parasysh se Vatikani eshte nje entitet politik me mjaft ndikim edhe mbi Italine fqinje e cila ishte nje nga mbeshteteset kryesore te liberalizimit te vizave per Shqiperine. Per pasoje kontakte te kesaj natyre mes qeverise shqiptare dhe Papatit jane nje gjetje e duhur per te lobuar ne permbushjen e aspirates se shqiptareve per tu bere pjese integrale e familjes europiane. Mjafton te kujtohet se ne debatin aktual qe zhvillohet ne Europe dimensioni fetar ruan nje peshe specifike te madhe dhe te pangelizhueshme. Ne kete kuader Haxhinasto ka bere nje ftese per vizite ne Shqiperi edhe ndaj Monsinjor Mambertit qe ky i fundit e pranoi me kenaqesi. Nderkohe axhenda e ministrit shqiptar ka perfshire edhe komunitetin e njohur te Sant Exhidios. Vleresimet reciproke per punen e bere dhe moderacionin diplomatik kane qene pjese e bisedave te zhvilluara qe jane ndalur edhe ne nje problem te prekshem sic eshte promovimi i imazhit te Shqiperise dhe shqiptareve ne Itali nga ana e Komunitetit. Po keshtu perfaqesuesit e Komunitetit te Sant Exhidios nenvizuan rendesine e Liberalizimit te Vizave qe eshte cilesuar nje arritje per te gjithe shqiptaret. Ministri i Jashtem i Shqiperise ka vleresuar punen e bere nga komuniteti ne vendin tone sidomos ne fusha te tilla si arsimi shendetesia etj.