Shtyhet sërish procesi i Albin Kurtit

Prishtinë, 19 prill, NOA Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë sërish duke shkaktuar kështu të tetën herë me radhë të dështimit të saj.
Përsëri arsyeja ka qenë ajo e mungesës së Albin Kurtit në seancë dhe avokatit të tij mbrojtës.
Ndërkaq, data e ardhshme e procesit në fjalë është caktuar 28 prilli.
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti akuzohet për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues.
n.e/NOA