E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sesioni në gjykimin e Mubarakut

Shtyhet për në datën 28 dhjetor seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.
 

Kjo ka ardhur pas kërkesës së avokatëve të familjarëve të viktimave të vrarë nga Mubaraku për zëvendësimin e gjyqtarit të çështjes.
 

Ish-lideri 83-vjeçar Mubarak, akuzohet për urdhërimin e vrasjes së protestuesve gjatë revoltave që çuan në përfundimin e regjimit të tij në muajin shkurt.
 

Përveç kësaj, gjykata ka nisur procedurat edhe ndaj dy djemëve të Mubarakut, ish-ministrin e brendshëm dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, të cilët ballafaqohen me një varg akuzash.
 

Të gjithë të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Gjykimi ndaj Mubarakut nisi diku tre muaj më parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›