E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama:Zgjidhje afatëgjatë të problemeve në takimin e G20-ës

Presidenti Barak Obama këtë javë shkon në takimin ekonomik të 20 ekonomive më të zhvilluara të botës, G20, që do të zhvillohet në Francë, me shpresën për të ndihmuar Evropën për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për krizën e borxhit. Presidenti është gjithashtu duke u përpjekur të bindë vendet e tjera të G20-tës se problemet ekonomike dhe politike të Amerikës mund të kapërcehen.

Kriza e borxhit që ka përfshirë Evropën do të jetë në krye të axhendës në takimin e kësaj jave në qytetin turistik francez të Kanës, ku do të marrin pjesë 20 vendet më të mëdha industriale të botës dhe organizatat më të mëdha ndërkombëtare.

Marrëveshja e javës së kaluar e Bashkimit Evropian për të rritur fondin e ndihmave financiare dhe për të ulur borxhin e Greqisë në 50 përqind ka të ngjarë të lehtësojë disa nga presionet e vendeve të G20-ës.
Presidenti Obama e quajti marrëveshjen një hap i parë i rëndësishëm drejt rritjes afatgjatë të ekonomisë globale. Por ai tha se ka ende më shumë punë për t`u bërë.

Problemet ekonomike dhe politike të Amerikës mund të bëhen temë diskutimi në takimin e G20-tës. Papunësia e lartë ka ngadalësuar rimëkëmbjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Grindjet partiake shkaktuan një krizë borxhi, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e Uashingtonit për të trajtuar problemet e veta ekonomike.

Përparësi tjetër e presidentit Obama gjatë vizitës së tij në Kanë është kërkesa për qasje më të madhe të eksporteve amerikane në tregjet ndërkombëtare.

Përveç kësaj, profesor Matthias Matthijs thotë se presidenti do të të sjellë për diskutim çështjen e vlerës së monedhës kineze.

Këto dhe çështje të tjera do të trajtohen në takimin dy ditor të G20-ës. Presidenti Obama dhe udhëheqësit e tjerë të G20-ës do të mbërrijnë në Kanë të enjten dhe të largohen të premten vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›