E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet vendimi, KE më pranë opsionit me 16 skuadraDrejtuesit e Partizanit, Elbasanit, Lushnjës dhe Bylisit, sponsorizuan një kërkesë të firmosur nga 12 klube, duke i drejtuan zyrtarisht Komitetit Ekzekutiv për të vendosur për strukurën e re m

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk doli në asnjë përfundim konkret pas diskutimit në parim të një prej  çështjeve më të nxehta të këtyre ditëve, atë strukturës përfundimtare të Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2009-2010, duke e shtyrë debatin e vendimin në një mbledhje tjetër, me argumentin se më parë duhet të merret edhe mendimi i skuadrave të Kategorisë së Parë. Me shtryrjen e vendimit (ndoshta pas datës së zgjedhjeve, 28 qershor), duket se në distancë ka fituar opsioni me 16 skuadra.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ngriti një grup punë të kryesuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Skënder Hyka e sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, për të negociuar me klubet dhe për t’u kërkuar atyre argumentet e rastit se përse duhet të ndryshojë formula e paravendosur e kampionatit.

Siç dihet, ne përfundim të edicionit të kaluar futbollistik katër skuadra nga Kategoria Superiore, Partizani e Bylisi përmes ndeshjeve play-of respektivisht me Kastriotin e Gramozin, si dhe Elbasani e Lushnja (të rrëzuar direkt, ranë ën Kategorinë e Parë, duke iu bashkuar 12 skuadrave të tjera të kësaj kategorie.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar hapur në dy intervista të gjata për dy televizione të ndryshme se ai personalisht ishte kundër ndryshimit të numrit të skuadrave të Kategorisë Superiore, nga 12 në 16, ndërkohë që në kundërshtim me idetë e Dukës, të pakën gjashtë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, tre hapur në shtyp si Gjergji Thaka, Mehdi Bushati e Muhedin Targaj, dhe tre të tjerë përmes qëndrimeve konfidenciale, u shprehën hapur e në mbështetje të formulës me 16 skuadra, nga 12 që është parafiksuar në strukturën e Kampionatit të 71-të Kombëtar të Futbollit.

Drejtuesit e Partizanit, Elbasanit, Lushnjës dhe Bylisit, sponsorizuan një kërkesë të firmosur nga 12 klube,  duke i drejtuan zyrtarisht Komitetit Ekzekutiv për të vendosur për strukurën e re me 16 skuadra.

Për herë të fundit një kampionat me 16 skuadra në Superligë është luajtur në sezonin 1998-1999 (kampion doli Tirana), por më pas sezoni i ardhshëm u reduktua në 14 skuadra.

Gjatë njëzet sezoneve të fundit, nga ai 1990-1991, skema e kampionatit ka ndryshuar nëntë herë:, tre sezone me 12 skuadra (tre faza, 33 ndeshje në sezon); tre herë me 10 skuadra (katër faza, 36 ndeshje në sezon); tre sezone me 14 skuadra (dy faza, 26 ndeshje në sezon), por me të veçantën e sezonit 1990-1991 (14 skuadra, tre faza, 39 ndeshje, por vendet 1-7 luanin për titull dhe vendet 8-14 për të mos rënë nga kategoria); katër sezone me 16 skuadra dhe katër sezone me 18 skuadra (dy faza, 34 ndeshje në sezon).

FORMATI NË 20 KAMPIONATET E FUNDIT

Sezoni 2008-2009        12 skuadra (3 faza)
Sezoni 2007-2008        12 skuadra (3 faza)
Sezoni 2006-2007        12 skuadra (3 faza)
Sezoni 2005-2006        10 skuadra (4 faza)
Sezoni 2004-2005        10 skuadra (4 faza)
Sezoni 2003-2004        10 skuadra (4 faza)
Sezoni 2002-2003        14 skuadra (2 faza)
Sezoni 2001-2002        14 skuadra (2 faza)
Sezoni 2000-2001        14 skuadra (2 faza)
Sezoni 1999-2000        14 skuadra (2 faza)
Sezoni 1998-1999        16 skuadra (2 faza)
Sezoni 1997-1998        18 skuadra (2 faza)
Sezoni 1997-1998        18 skuadra (2 faza)
Sezoni 1996-1997        18 skuadra (2 faza)
Sezoni 1995-1996        18 skuadra (2 faza)
Sezoni 1994-1995        16 skuadra (2 faza)
Sezoni 1993-1994        14 skuadra (2 faza)
Sezoni 1992-1993        16 skuadra (2 faza)
Sezoni 1991-1992        16 skuadra (2 faza)
Sezoni 1990-1991        14 skuadra (3 faza)

VERDIKTET E
SEZONIT 2008-2009

U RRËZUAN
Partizani e Bylisi përmes play-ofit dhe Elbasani e Lushnja (direkt) janë katër skuadrat e rrëzuara nga Kategoria Superiore pas përfundimit të Kampionatit të 70-të Kombëtar.

U NGJITËN
Laçi e Skënderbeu (direkt) dhe Kastrioti e Gramozi përmes play-ofit janë katër skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë e qe në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Superligë.

E Merkure, 17 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›