E Shtunë, 31 Tetor 2026

United kërkon sulmuesin Van Persien

"The Sun" njofton se Manchester Unitedi është duke përcjellë sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie. Kontrata aktuale e holandezit me Topçinjtë përfundon në qershorin ardhshëm, ndërsa Arsenali i ka ofruar kontratë të re katërvjeçare me pagë prej 80.000 paundësh në javë.25-vjeçari dëshiron të luajë për një skuadër të aftë për të fituar trofe dhe kampioni aktual i Ligës Premier është një skuadër e tillë."Oferta është e mirë financiarisht, mirëpo ajo nuk është e tëra. Bëhet fjalë për ambiciet e mia dhe si mund të plotësohen ato"."Në katër vitet e fundit kam fituar vetëm një trofe, Kupën FA, ndërsa unë dëshiroj më shumë", është cituar Van Persie nga "The Sun".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›