UEFA dënon Drogba-n për ofendimet ndaj gjyqtarit
Didier Drogba dhe Hoze Bosingua nuk i kanë shpëtuar dënimit për incidentin e shkaktuar në fund të ndeshjes Çelsi-Barcelona, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Drogba është pezulluar nga UEFA me gjashtë ndeshje në evenimentin më të madh evropian për ofendim ndaj gjyqtarit Tom Ovrebo.Ndërkohë, portugezi Bosingua është dënuar me katër ndeshje në evenimentet evropiane. Dënimit nuk i ka shpëtuar as skuadra e Çelsit, e cila është gjobitur me 100 mijë euro për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga ana e tifozëve.
Gjithçka degjeneroi kur gjyqtari Ovrebo i mohoi një penallti "sade" skuadrës së Çelsit në minutat shtesë, kur ndeshja ishte 1-1. Në rast se Çelsi do të kalonte në avantazh do të shkonte direkt në finale, pasi ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 0-0.