E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi për Bashën në apel

Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë e cila vendosi mos zgjatjen e afatit hetimor për çështjen ndaj ish ministrit Basha. Të tre anëtarët e trupit gjykues qe do merreshin më çëshjen "Basha" kanë dhënë dorëheqjen. Gjyqtarët e dorëhequr janë Dalip Bushi, Tom Ndrecaj dhe Pajtim Hoxha. Dorëheqja erdhi pasi gjyqtarët janë shprehur një herë për çështjen. Gjyqtarët shqyrtuan kërkesën e Andi Tomës dhe Armand Telitit. Prokuroria kërkoi rrëzimin e vendimit te Gjykatës së Shkallës së Par dhe seanca gjyqësore nga ish ministrit të Transporteve shtyhet për datën 2 shkurt. Pritet vendimi i kryetari të gjykatës nëse do pranojë vendimin. Sot do të shqyrtohej ligjshmëria e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për çështjen e rrugës Durrës-Kukës.Shqyrtimi, vjen pas vendimit të dhënë nga kjo gjykatë,duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për shpërdorim detyre nga ish ministri Basha dhe duke i cilësuar veprimet e prokurorisë si të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›