Dorehiqen gjyqtaret, shtyhet gjyqi i Bashes

Shtyhet procesi gjyqesor ndaj ministrit Lulzim Basha ne Gjykaten e Apelit ne Tirane.
Gjyqi i parashikuar per t’u zhvilluar sot, eshte shtyre per shkak te doreheqjes se dy gjykatesve, Dalip Bushi dhe Tom Ndreca. Ata dhane doreheqjen me argumentin se kane marre pjese edhe ne procesin ndaj dy te akuzuarve te tjere, Andi Toma dhe Armand Teliti.
Pas doreheqjes, gjykatesit u shprehen se gjykimi i ministrit tani eshte kompetence e Gjykates se Larte.
Ministri i Jashtem Basha, akuzohet nga prokuroria per shperdorim detyre dhe shkelje te barazise ne tenderat per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash, gjate kohes kur ishte minister i Transporteve. Ai ndodhet nen akuze se bashku me me Andi Tomen, ish-drejtor juridik.
Ndersa dy zyrtaret e tjere, Teliti dhe Saraci, nuk jane me te pandehur, per shkak te mungeses se provave.