E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet vendimi per ndihmen e Greqise

Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës e kanë shtyrë vendimin lidhur me ndihmën për Greqinë.

Pas një takimi në Luksemburg, ministrat thanë se Athina mund t’i marrë 12 miliardë euro, nga mesi i korrikut, nëse Parlamenti i Greqisë i miraton ligjet kryesore për shpenzime dhe për shitje të pasurisë shtetërore.

Kryeministri George Papandreou, kërkoi nga shtetasit e Greqisë, që t’i ndihmojnë hapat për ulje të shpenzime, për ta evituar “katastrofën”.

Në fjalimin e tij në Parlament, ai kërkoi nga Grekët, që t’i pranojnë rritjen e taksave, që është shumë jopopullore, uljen e shpenzimeve dhe planet e privatizimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›