Greqi, Papandreu shpall qeverinë e re, Venizelos ministër i Financave
ATHINE- Ndryshime të mëdha e përfshinë qeverinë e re të Jorgos Papandreut, qeveri e cila do të ketë tani dy zëvendëskryeministra, Theodoros Pangalos dhe Evangelos Venizelos.
Ky i fundit do të ketë një rol qëndror në qeveri pasi merr përsipër edhe Ministrinë e Financave, njëherësh përgjegjësinë për mënyrën e nxjerrjes së vendit nga kriza e borxhit të madh.
Ish ministri i Financave Papakostandinu, i cili gjatë ushtrimit të detyrës së tij, u njoh edhe si autori i parë i masave të shtrënguara ekonomike antikrizë, emërohet ministër i mjedisit.
Befasues është emërimi Stavros Lambrinidis, deri sot drejtuesi i ekipit të deputetëve PASOK, në postin e ministrit të Jashtëm, duke nxjerrë jashtë skemës Dimitris Droutsas. Në qeverinë e re ka ndryshime në disa ministri ndërkohë që në listë janë shtuar edhe emra të rinj.
16 ministrat do të betohen në Pallatin Presidencial para presdentit dhe më pas kryeministri do të kërkojë votëbesim në parlament, procedurë që mendohet të zgjasë deri të martën e javës tjetër.
QEVERIA E RE
Kryeministri: Jorgos Papandreu
Zëvendëskryeministër
Theodoros Pangalos
Zëvendëskryeministër
Evangelos Venizelos
Ministër i Financave
Evangelos Venizelos
Ministër i Reformës Administrative
Dimitris Repas
Ministër i Brendshëm
Haris Kastanidis
Ministër i Punëve të Jashtme
Stavros Lambrinidis
Ministër i Mbrojtjes
Panos Beglitis
Ministër i Zhvillimit
Mihalis Hrisohoidis
Ministër i Energjisë e Mjedisit
Jorgos Papakonstantinu
Ministre e Arsimit
Ana Diamantopulu
Ministria e Transportit e Infrastrukturës
Janis Ragousis
Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore
Jorgo Kutrumanis
Ministër i Shëndetësisë
Andreas Loverdos
Ministër i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit
Kostas Skandalidis
Ministër i Drejtësisë
Miltiadis Papaioanu
Ministër i Mbrojtjes së Qytetarëve
Kristos Papoutsis
Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Pavlos Geroulanos
Ministër i Shtetit dhe zëdhënësi i qeverisë
Elias Mossialos
(BalkanWeb) Lidhje te tjera