E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci ngushellon familjen e Kelmendit

Kryeministri Hashim Thaçi ngushëllon familjen e deputetes Nekibe Kelmendi, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar pas një sëmundjeje të rëndë.

Thaçi ka shprehur pikëllim të madh për vdekjen e deputetes, ish-ministres së drejtësisë dhe veprimtares shumëvjeçare, Nekibe Kelmendi.

“Zonja Kelmendi, si nënë dhe bashkëshorte, përjetoi tmerret e dhunës dhe të genocidit të regjimit serb mbi popullin e Kosovës, duke përjetuar vrasjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj”, thuhet vec të tjerash, në telegramin e zotit Thaçi, bën të ditur RTK.

Thaci vlerësoi forcën e Kelmendit për të vazhduar përkushtimin e saj për të mirën e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›