E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i Veprimit, delegacioni i BE “mbledh” faktet në Tiranë

Ai kërkoi angazhim të gjithanshëm për përmbushjen e reformave. 

“Ato janë ndryshime konkrete që ndodhin në punën e përditshme të institucioneve, jemi këtu për t’u mbështetur dhe duhet të jemi rigorozë, se vendet anëtare presin që ne të jemi rigorozë”, tha ai. Maragas shtoi se standardet janë të larta, por nënvizoi se BE-ja do të jetë e drejtë.

 “Ne duhet të sigurohemi që ju performoni dhe ky informacion iu dërgohet vendeve anëtare. Zgjerimi i BE është mjet për transformimin e shoqërive që aspirojnë për në BE, plani i veprimit është një bazë e mirë për punën, për ne është baza e monitorimit. Qëllimi i diskutimeve është që të shohim cilat janë problemet e prioriteteve kyçe dhe të jemi në kohë për raportin e ardhshëm të progresit me rezultate konkrete”, vijoi.

Nga ana e saj, ministrja Bregu, i bëri thirrje opozitës që të luaj rolin e saj në këtë drejtim.“Reformat janë të përbashkëta, ligjet me shumicë të cilësuar po ashtu. Integrimi nuk është agjendë vetëm e qeverisë, as vetëm e opozitës, por interes i të gjithë shqiptarëve”,  tha Bregu.

Takimi realizohet në Ministrinë e Integrimit dhe mbledhja do të vazhdojë deri në orën 19.00, ndërsa do të vijojë sërish nesër paradite. /Start/

                                                                                             2012-03-06 10:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›